Pas akuzave nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, se Ministria e Jashtme ka ushtruar presion ndaj OSBE-së për raportin e zgjedhjeve të 11 majit, ka ardhur një reagim zyrtar nga institucioni.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaroi se letra e dërguar nga ministri Igli Hasani drejt ODIHR nuk përbën ndërhyrje apo presion, por ka për qëllim dhënien e sqarimeve teknike dhe kontekstit shtesë mbi gjetjet e raportit paraprak.
Në deklaratë thuhet se këto praktika janë normale në çdo proces zgjedhor dhe se marrja në konsideratë e tyre mbetet në diskrecion të plotë të misionit vëzhgues.
Ministria thekson gjithashtu se mbështet plotësisht pavarësinë dhe integritetin e misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit dhe kujton se edhe vetë ODIHR ka deklaruar më parë se nuk ka pasur presion ndaj tij.