Pasditen e sotme, një stuhi me reshje shiu dhe breshëri ka përfshirë rrethin e Gramshit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha me kultura bujqësore.
Sipas fermerit Leonard Shuli nga fshati Kukur, stuhia ka zgjatur rreth 15 minuta dhe ka shkatërruar qindra dynymë me prodhime të ndryshme.
Dëmet më të mëdha janë regjistruar në parcelat me agrume dhe në vreshtari, ku humbjet pritet të jenë të mëdha.
Fermerët e zonës janë të shqetësuar për pasojat që solli kjo stuhi në një kohë kaq të shkurtër.
Për momentin nuk ka ende informacion të detajuar mbi gjendjen e rrugëve në zonë.