Gjykata e Apelit ka shtyrë për të mërkurën në orën 10:00 shqyrtimin e masave të sigurisë ndaj 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të “Bankers Petroleum”, në kuadër të hetimeve për skandalin financiar që përfshiu kompaninë.
Avokatët sapo përfunduan mbrojtjen në lidhje me ankimin ndaj masave të caktuara më parë nga Gjykata e Fierit.
Të dyshuarit, përfshirë ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao, kërkuan ndryshimin e masës “arrest me burg” të vendosur për akuzat e mashtrimit financiar dhe abuzimit me detyrën.








