-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha citon në konferencë një nen që nuk ekziston: “Martesa me zor” është shpikje e rrjeteve sociale

Kryesoret

Gjatë konferencës së tij për shtyp këtë të martë, Sali Berisha iu referua një neni që, në të vërtetë, nuk ekziston në draftin e ri të Kodit Penal.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai përmendi një nen të quajtur “martesa me zor”, i cili rezulton të jetë thjesht një meme që ka qarkulluar në rrjetet sociale, e jo pjesë e një dokumenti zyrtar. Megjithatë, Berisha insistoi me bindje për ekzistencën e tij.

“Ju jeni me fat se jeni të martuar, por në qoftë se do kishit qenë beqare, nënat tuaja do mund të shkonin për ndjenjat, sentimentet më të dashura për ju, për të ardhmen tuaj, mund të shkonin në burg deri në 3 vite në qoftë se guxonin t’ju thonin ‘bijë e nënës koha është për t’u martuar, nëna do të të shohë çift’. A mund të imagjinoni ju deri ku shkon ky? Dhe kjo quhej martesa me zor, është e shkruar, e kam këtu nenin. Në qoftë se i thuhet “po të ikën koha”. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon atë mani të turpshme e të neveritshme si e si të mund të burgosësh të tjerët. A mund të vihet një nen i tillë”, tha Berisha

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit