-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kodi i ri Penal, mjet i Ramës për të burgosur qytetarët dhe për të mbrojtur pushtetin

Kryesoret

Drafti i ri i Kodit Penal ka shkaktuar reagime të forta në arenën politike, ku figura të rëndësishme të opozitës e kanë cilësuar si një përpjekje për të kufizuar liritë dhe për të rritur kontrollin shtetëror mbi qytetarët.

Në qendër të kritikave është vendosur qeveria, e akuzuar për tendenca autoritare dhe përpjekje për të përdorur legjislacionin penal si mjet frikësimi.

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë draft si një shkelje të hapur të të drejtave themelore.

“Në daljen time të parë pa arritur dot një vështrim të plotë e kam cilësuar atë si kodi penal i narkodiktaturës, i cili ndëshkon qytetarët dhe mbron qeveritaret. E vërteta është që unë kur bëra këtë deklaratë nuk kisha arritur ta lexoj, se ai doli një ditë të shtunë që e paraqiti Ulusiu me një vegël të ish sigurimit të shtetit, Arben Rakipin në krah, por sapo pashë Ulusiun kuptova që kodi vjen nga zyrat e Ramës”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit