Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar vendosjen në “arrest shtëpie” të ish-presidentit të djathtë Jair Bolsonaro.
Ai është duke u gjykuar për akuza mbi organizimin e një grushti shteti, të cilat ai i mohon.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Alexandre de Moraes, i cili është përgjegjës për hetimet ndaj Bolsonaros. Sipas tij, masa u mor për shkak se ish-presidenti nuk kishte respektuar urdhrat kufizues që i ishin vendosur muajin e kaluar.