Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, i udhëhequr nga republikani James Comer, ka thirrur në gjyq disa ish-zyrtarë të lartë, përfshirë Bill dhe Hillary Clinton, si dhe ish-drejtorin e FBI-së James Comey, në kuadër të hetimeve për rastin Jeffrey Epstein.
Gjithashtu, Komiteti ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë të dorëzojë të gjitha dokumentet lidhur me Epstein deri më 19 gusht.
Mes personave të thirrur për të dëshmuar janë edhe disa ish-Prokurorë të Përgjithshëm dhe drejtues të FBI-së. Kjo lëvizje vjen pas deklaratës së DOJ-së se nuk ekziston një “listë klientësh” dhe se vdekja e Epstein ishte vetëvrasje – çka ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në radhët e republikanëve.
Ndërkohë, pritet një votim në shtator për të deklasifikuar dosjet, me qëllim rihapjen e çështjes në mënyrë publike.









