Në Lushnje ka nisur faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme.
Ndërkohë policia bashkiake, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe përfaqësuesve të rajoneve, po vijon punën në të gjitha zonat e zëna.
Ndërsa drejtori i policisë bashkiake në Lushnje, Jashar Saraçi tha se aksioni do të vazhdojë deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike të zëna.