Të paktën katër persona humbën jetën dhe mbi 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një përmbytjeje të menjëhershme në Uttarakhand të Indisë, e shkaktuar nga reshje të dendura shiu.
Disa hotele dhe dyqane u rrënuan, ndërsa ekipet e shpëtimit po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të vështirë malor.
Autoritetet janë në gatishmëri dhe kërkuan helikopterë për të ndihmuar operacionet në zonë.
Rajoni mbetet veçanërisht i rrezikuar nga fatkeqësi natyrore gjatë sezonit të musoneve.








