-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e shtetit dhe Ambasada kineze forcojnë bashkëpunimin kundër krimit

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në një takim zyrtar Ministrin-Këshilltar të Ambasadës Kineze në Shqipëri, Huang Xuehu.

Takimi, i zhvilluar në ambientet e DPPSh-së, u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, përmes një marrëveshjeje të re dhe ngritjes së një pike kontakti të Policisë kineze pranë Policisë së Shtetit.

Të dy palët u dakordësuan se këto hapa do të shërbejnë për të luftuar në mënyrë më efektive krimin e organizuar ndërkombëtar.

Gjatë takimit u diskutua edhe për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit kundër shfrytëzimit për prostitucion, ku janë përfshirë shtetase kineze. Zyrtarët theksuan rëndësinë e qasjes së koordinuar institucionale për ndjekjen e autorëve dhe mbrojtjen e viktimave.

Proda vuri në dukje nevojën për rritjen e shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa përfaqësuesi kinez shprehu angazhimin për intensifikimin e marrëdhënieve në fushën e sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit