Programi i besnikërisë Happy, pjesë e Grupit BALFIN*, fiton dy çmime të rëndësishme
në “Loyalty Awards 2025”, Athinë, duke u pozicionuar si një nga programet të
suksesshme të besnikërisë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europën Juglindore.
“Loyalty Awards 2025” është një nga ngjarjet më të mëdha në fushën e marketingut dhe
menaxhimit të marrëdhënieve me klientët. Çmimet “Best Use of Loyalty Management
Software” dhe “Best Use of Mobile” shkojnë për Happy për inovacionin, digjitalizimin
dhe angazhimin e vazhdueshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të forta me klientët.
Për të diskutuar mbi suksesin dhe zhvillimet e programit, Drejtoresha Ekzekutive e Happy,
Daniela Malaj, ndan detaje të rëndësishme mbi ecurinë dhe planet e ardhshme për t’u shtrirë në të gjitha vendet ku operon Grupi BALFIN.
Sa i takon çmimeve të fituara, Malaj vlerëson se “janë një konfirmim se jemi në drejtimin e duhur dhe njëherazi janë një nxitje për të qenë gjithmonë një hap përpara në ofrimin e një vlere të shtuar për klientin”.
- Si është arritur personalizimi i përvojës digjitale të përdoruesve të Happy-t?
Që nga themelimi, Happy ka investuar në ndërtimin e një platforme fleksibël dhe të
avancuar teknologjikisht, e cila përshtatet me nevojat specifike të partnerëve dhe
klientëve. Fokus kryesor është krijimi i një profili të detajuar të klientëve, bazuar në
sjelljen dhe preferencat e tyre konsumatore. Kjo na ka mundësuar të ofrojmë komunikim
dhe oferta të personalizuara, duke u përshtatur me kërkesat reale të konsumatorëve.
Gjithashtu, përvoja digjitale është përmirësuar nëpërmjet aplikacionit Happy, i cili integron kartën fizike, ofron akses në lojëra promocionale, blerjen dhe përdorimin e
kuponëve, si dhe monitorimin në kohë reale të pikëve dhe përfitimeve të tjera. -
A mund të ndani të dhëna që flasin për rritjen e anëtarësisë, për frekuencën e
blerjeve dhe përdorimin e aplikacionit Happy?
Programi ka shënuar një rritje të qëndrueshme vit pas viti, me mbi 500,000 anëtarë
aktivë dhe me një rrjet të zgjeruar partnerësh. Ky është rezultat i fushatave të targetuara
dhe zhvillimit të aplikacionit të dedikuar, që rrit ndërveprimin e përdoruesve. Numri i
shkarkimeve të aplikacionit ka arritur mbi 150,000, me mbi 40% të përdoruesve që
përdorin aplikacionin në mënyrë aktive çdo muaj. Ky nivel i lartë i angazhimit ka
kontribuar drejtpërsëdrejti në rritjen e frekuencës së blerjeve dhe në përdorimin më të
gjerë të përfitimeve të programit. -
Çfarë praktikash të avancuara ka adoptuar Happy në menaxhimin dhe
zhvillimin e programit të besnikërisë?
Happy ka integruar algoritme të “machine learning” për analizën e sjelljes së klientëve
dhe parashikimin e angazhimit të tyre të ardhshëm, duke mundësuar një personalizim
më të thellë dhe efikas të fushatave. Përveç kësaj, programi ka implementuar iniciativa
bashkëkohore si “Hapi Happy”, që nxit një stil jetese të shëndetshëm, si dhe mundësinë
për të dhuruar pikë për kauza sociale, duke lidhur përfitimet personale me ndikimin
shoqëror. Këto praktika përforcojnë lidhjen emocionale të klientëve me programin dhe
rrisin angazhimin.
- Çfarë përfaqësojnë çmimet e “Loyalty Awards 2025” për Happy?
Çmimet janë konfirmim se jemi në drejtimin e duhur dhe njëherazi janë nxitje për të
qenë gjithmonë një hap përpara në ofrimin e një vlere të shtuar për klientin. Vlen të
theksohet se vlerësimi është bërë nga një juri profesionistësh, që ka marrë në
konsideratë rritjen e anëtarësisë, personalizimin, inovacionin në angazhimin e klientëve
dhe ndikimin në marrëdhëniet me konsumatorët. Thënë kjo, këto çmime janë më
shumë se trofe për programin Happy, ato na ngarkojnë me përgjegjësinë për të ruajtur
standardet e larta dhe për t’iu përgjigjur pritshmërive gjithnjë e më në rritje të klientëve
dhe partnerëve.
- Cilat janë objektivat afatmesme dhe afatgjata për zhvillimin e mëtejshëm të
programit?
Në afatmesëm, Happy synon të përmirësojë vazhdimisht eksperiencën e përdoruesve
përmes funksionaliteteve të avancuara në aplikacion dhe zgjerimit të gamës së
shërbimeve dhe përfitimeve. Në planin afatgjatë, qëllimi është të kthehet në platformën
referuese të besnikërisë në rajon, me prezencë në të gjitha vendet ku operon Grupi
BALFIN, duke ofruar një model inovativ të shpërblimit që tejkalon konceptin tradicional
të programeve të besnikërisë.
- Grupi BALFIN është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në
Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot,
Grupi operon në vende si Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë,
Kroaci, Maqedonia e Veriut, Zvicër, Mali i Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Në më shumë se 30 vite, Grupi BALFIN ka arritur të
identifikohet si nxitës inovacionesh, në të gjitha tregjet ku operon.