-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të paktën 6 të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë

Kryesoret

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ruse në veri-lindje dhe jug të Ukrainës.

Në rajonin e Harkivit, dy persona u vranë në sulmet që goditën infrastrukturën hekurudhore në Lozova, ndërsa 10 të tjerë, përfshirë dy fëmijë, u plagosën.

Një tjetër sulm me dron goditi një kompleks bujqësor pranë Sumy-t, ku humbën jetën dy persona.

Në jug të vendit, në rajonin e Zaporizhias, dy persona vdiqën pas një sulmi me dron rus.

Nga ana tjetër, në territoret e pushtuara të Luhanskut, katër persona u vranë nga bombardimet ukrainase.

Forcat ukrainase njoftuan rrëzimin e 29 dronëve rusë gjatë natës në veri-lindje.

Në muajin korrik, Rusia ka përdorur mbi 6,200 dronë në sulmet e saj, shifra më e lartë që nga fillimi i luftës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit