-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen, reagon presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

Kryesoret

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka reaguar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit në qytetin e Kumanovës. Ajo u shpreh se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve.

“Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, u shpreh Davkova në facebook.

Ajo thotë se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”. Gjithashtu shton se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit