Avokatët e Ilir Metës kanë dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal ndaj klientit të tyre, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK.
Në kërkesën e tyre, ata argumentojnë se “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe nuk ka më bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit”.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi pas seancës se “nuk u paraqit asnjë provë e re, as në dosjen CEZ-DIA, as në atë të lobimit në SHBA. Beteja jonë do të zhvillohet në gjykatë me proces të zakonshëm dhe jo të shkurtuar”.
Mbyllja e hetimeve u komunikua më 4 gusht, ndërsa prokuroria po përgatitet për fazën e gjykimit, që pritet të jetë e gjatë dhe me sfida ligjore.
/5pyetjet.al