Regjisori legjendar amerikan Francis Ford Coppola, është shtruar në Poliklinikën Tor Vergata në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një operacioni në zemër, raportojnë mediat italiane.
86-vjeçari, i njohur për kryeveprat si “The Godfather” dhe “Apocalypse Now”, përjetoi një aritmi të lehtë kardiake menjëherë pas shtrimit dhe ndodhet nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore.
Coppola, me origjinë italiane, ka qenë në Itali muajt e fundit për përgatitjen e projektit të tij më të ri filmik.