Me rritjen e temperaturave, vendi është përfshirë sërish nga vatrat e zjarrit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra, nga të cilat njëra mbetet aktive në fshatin Dhivër të Finiqit, dyshohet si pasojë e një rrufeje.
Zjarret janë shuar në disa zona të vendit si Elbasan, Skrapar, Lurë, Fier, Kukës, Lezhë, Kolonjë, Shkodër dhe Roskovec.
Në total janë angazhuar 39 mjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale.
Ministria përsërit thirrjen për kujdes maksimal dhe raportim të menjëhershëm në rast të vatrave zjarri.