-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: TVSH në bujqësi, një “super taksë” që po ndëshkon fermerët shqiptarë

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër qeverinë për politikat ndaj bujqësisë, duke e cilësuar aplikimin aktual të TVSH-së si të padrejtë dhe penalizues për fermerët.

“Diferenca mes TVSH-së në hyrje dhe dalje po kthehet në një super taksë që favorizon importuesit dhe dëmton prodhuesin vendas,” u shpreh Tabaku në një reagim në rrjete sociale.

Ajo theksoi se PD ka propozuar një TVSH të unifikuar në nivelin 6%, për të formalizuar dhe bërë konkurrues sektorin.

Duke komentuar nismat për kreditimin e fermerëve, Tabaku shtroi pyetjen: “Çfarë vlere ka kredia kur prodhimi është në krizë dhe fondet IPARD janë djegur?”

Deputetja e mbylli reagimin duke thënë se bujqësia ka nevojë për mbështetje reale dhe politika të ndershme, jo propagandë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit