Pasditen e sotme një vatër zjarri ka rënë në pyllin pranë Uzinës së Poliçanit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe më problematike është situata pranë “Zonës C” të uzinës, në të cilën ndodhen edhe magazinat me lëndë plasëse.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset, forca të ushtrisë, si dhe një helikopter i Bazës Kuçovës, për hedhje të ujit nga ajri.








