Ditën e sotme policia Kufitare Dhërmi, në koordinim me ekipin e urgjencës mjekësore i ka ardhur në ndihmë një 12-vjeçari të mitur, të dëmtuar në Gjirin e Gramës.
I mituri ishte hedhur nga një shkëmb i lartë në det dhe si pasojë kishte pësuar dëmtime në kokë, duke kërkuar ndihmë mjekësore të menjëhershme. 12-vjeçari me shtetësi të huaj, i shoqëruar nga prindërit e tij, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia Kufitare mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente.