Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për shpenzimin e mbi 500 milionë eurove gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit 2025, duke theksuar se këto fonde janë përdorur për aktivitete dhe tendera me qëllim ndikimin e drejtpërdrejtë te votuesit.
Sipas Berishës, në periudhën nga janari deri në datën e zgjedhjeve, janë zhvilluar mijëra ngjarje dhe prokurime që shkelin ligjin elektoral, i cili ndalon organizimin e aktiviteteve që mund të ndikojnë në zgjedhje.
Ai deklaroi se vetëm bashkitë kanë shpërndarë 57 milionë euro për qëllime elektorale, ndërsa Fondi i Zhvillimit ka përdorur rreth 10 milionë euro.
Berisha kritikoi gjithashtu institucionet për mosveprim ndaj këtyre shkeljeve, duke i cilësuar tenderat dhe aktivitetet si “farsë elektorale” dhe “veprimtari kriminale antiligjore”.