Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm që kur qeveria njoftoi një pezullim tremujor të seancave dëgjimore për azil, tha Ministria greke e Migracionit.
Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, i cili e ka quajtur fluksin e migrantëve një “pushtim”, tha për transmetuesin publik ERT se Kreta kishte pranuar 2.642 migrantë vetëm në javën e parë të korrikut.
Sipas tij, mbërritjet kishin rënë në “më pak se 900” që nga data 9 korrik, kur Qeveria njoftoi pezullimin e seancave dëgjimore për azil.
“Mesazhi i qartë se shteti nuk do të japë më azil për tre muajt e ardhshëm dhe se emigrantët do të ndalohen, duket se ka dhënë efekt”, shtoi Plevris.









