Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar 21 inspektime tematike dhe institucionale në gjykata dhe prokurori në të gjithë vendin. Nga këto 21 inspektime, 12 prej tyre janë përmbyllur.
“Gjatë vitit 2024, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka finalizuar 6 inspektime tematike me 54 rekomandime të lëna, konkretisht 9 rekomandime lidhen me marrjen e masave për miratim/nxjerrje aktesh, 29 rekomandime për ndërmarrjen e veprimeve administrative dhe 15 rekomandime për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
Ndërsa që nga nisja e funksionimit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë gjithsej 21 inspektime, 12 prej të cilave kanë përfunduar dhe raportet përkatëse që janë të publikuar në faqen zyrtare të internetit me 118 rekomandime në total.”, thuhet në njoftim.
Në fokus kanë qenë praktikat e lirimit me kusht, ndarja me short e çështjeve, zëvendësimi i prokurorëve, procedurat për masat e sigurimit personal dhe kontrolli i sistemit elektronik të gjykatave.
ILD thekson se inspektimet shërbejnë si bazë për hetime të mëtejshme disiplinore kur konstatohet shkelje nga gjyqtarët apo prokurorët.









