Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot një mbledhje plenare urgjente përmes platformës Zoom.
Pas shqyrtimit të relacionit nga Komisioni Disiplinor, Këshilli vendosi të caktojë seancën dëgjimore ndaj prokurorit A.K., i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Seanca do të mbahet më 18 shtator 2025, ditën e enjte, në orën 10:00. Procedimi disiplinor kundrejt prokurorit A.K është regjistruar me numër 1371/2, datë 31 korrik 2025.