Pasditen e sotme një avion i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua në një lagje me popullsi të dendur në kryeqytetin e Kenias. Si pasojë janë vrarë gjashtë persona.
Aeroplani Cessna, i drejtuar nga AMREF Flying Doctors, u rrëzua ndërsa po fluturonte për në Hargeisa, kryeqytetin e territorit të shkëputur të Somalisë, Somaliland, tha organizata bamirëse në një deklaratë.
Ndërsa autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias tha se avioni u ngrit nga Aeroporti Wilson në orën 14:14 dhe humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror tre minuta më vonë.