-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në Finiq, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata në Finiq po shkon drejt normalizimit dhe flakët janë neutralizuar falë ndërhyrjes ajrore me helikopter të Forcës Ajrore.

Në operacion për shuarjen e flakëve morën pjesë 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga shërbimet e Mbrojtjes nga Zjarri të bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull, 30 trupa të Forcave të Armatosura të Shqipërisë me 3 mjete zjarrfikëse, si dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor dhe 40 vullnetarë.

Ndërkohë po vijon puna për të shuar plotësisht çdo vatër që mund të riaktivizohet në orët në vijim, veçanërisht në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë. Ndërsa banorët në këto zona kanë filluar të kthehen gradualisht në shtëpitë e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit