-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokimi i News 24, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë paralajmëron protestë të hënën

Kryesoret

Ditën e hënë Asociacioni i gazetarëve të Shqipërisë ka paralajmëruar një protestë përpara godinës së Focus Media Group. Protesta do të zhvillohet në orën 12:00 në shenjë solidariteti me punonjësit e medias dhe në mbrojtje të lirisë së fjalës.

Ata i bëjnë thirrje urgjente Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të sqarojnë me dokumente pozicionet e tyre dhe bazën ligjore të këtij veprimi ekstrem.

Njoftimi:

Të nderuar kolegë, aktivistë dhe qytetarë,

Fikja e sinjalit të News24 dhe rrethimi me forca policie i redaksive të News24, Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare dhe Balkanweb është një alarm i fortë për gjendjen e demokracisë dhe lirisë së medias në Shqipëri.

Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, ky është një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari.

I bëjmë thirrje urgjente Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të sqarojnë me dokumente pozicionet e tyre dhe bazën ligjore të këtij veprimi ekstrem. Heshtja nuk është opsion.

Në shenjë solidariteti me kolegët tanë dhe në mbrojtje të fjalës së lirë, ftojmë gazetarë, organizata dhe çdo qytetar që beson në demokraci të bashkohen me ne në protestë:

📅 E hënë, 11 gusht 2025

🕛 Ora 12:00

📍 Përpara godinës së Fokus Media Group

Demokracia vdes në errësirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit