Avokatura e Shtetit ka njoftuar për përfundimin e një procesi gjyqësor me shoqërinë “Fokus Media News”, lidhur me ambientet që kjo e fundit ka mbajtur pa kontratë që nga viti 2022, në zonën e ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve.
Pas vendimeve të formës së prerë në të gjitha shkallët e gjykatës, përfshirë dhe Gjykatën e Lartë, më 14 korrik 2025 është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i ambienteve.
Avokatura thekson se aktiviteti mediatik i shoqërisë nuk pengohet dhe se prona i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” për një projekt strategjik. Kanë nisur tashmë procedurat për marrjen në posedim të pronës.









