Një zjarr ka përfshirë sot një pjesë të jashtme të Mezquita-s në Kordobë, monument historik i mbrojtur nga UNESCO.
Flakët u shfaqën pranë Portës së Shën Josë dhe zona u evakuua menjëherë për siguri.
Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një defekt në një makinë pastrimi brenda kapelës së Almanzor. Temperaturat e larta, deri në 39°C, e përkeqësuan situatën.
Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Hetimet për shkaqet dhe dëmet janë në vijim.