Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në lagjen “Partizani”, Shkodër.
B. N., duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur P. K., 60 vjeç, punonjës policie.
60-vjeçari ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin. Ai menjëherë u drërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.