Zjarri në fshatin Malaj të Mirditës, i aktiv prej dy ditësh, po luftohet intensivisht nga forcat zjarrfikëse dhe 30 forca ushtarake, që mbrojnë edhe banesat në zonë.
Për shkak të terrenit të vështirë, është kërkuar ndërhyrja nga ajri dhe avionët Canadair nga Kroacia kanë ndihmuar në vendosjen nën kontroll të flakëve.
Deri tani janë djegur dhjetëra hektarë pyll, por pronat janë shpëtuar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.









