Zjarri që ka shpërthyer prej pesë ditësh në fshatin Navaricë, bashkia Finiq, vijon të jetë aktiv. Pas një qetësie të përkohshme mbrëmjen e së premtes, situata është përkeqësuar sot për shkak të erës së fortë.
Fshati Navaricë rrezikohet dhe flakët po përhapen drejt Livinës. Në terren po operojnë një helikopter dhe një avion për shuarjen e zjarrit.
Në të njëjtën kohë, një zjarr i vogël pranë stadiumit të Delvinës u shua shpejt falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve.