Një dasmë në Shkabaj është kthyer në skenë dhune, ku janë sulmuar këngëtari Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, Albin Kasapi.
Sipas raportimeve, sherri nisi pasi Kasapi mbërriti me dy orë vonesë dhe në gjendje të dehur, duke shkaktuar pakënaqësi tek dhëndri dhe disa të ftuar.
Të dy vëllezërit u përfshinë në përleshje fizike me tre persona të familjes Kicaj. Njëri prej tyre mori ndihmë mjekësore, ndërsa policia shoqëroi palët për deklarim. Feim Kicaj u ndalua për 48 orë, ndërsa dy të tjerët u lanë të lirë në procedurë të rregullt. Rasti është në hetim.