Mëngjesit një shpërthim vullkanik ndodhi në shpatin jugor të Bocca Nuova në malin Etna, në Siçili, në një lartësi prej rreth 3,000 metrash.
Ngjarja është raportuar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), Observatori i Etnës, i cili ka nisur menjëherë vëzhgimet dhe studimet në terren.
Autoritetet kanë vendosur një alarm fluturimi të nivelit portokalli, si masë paraprake sigurie.