Armando Broja dy ditë më parë u transferua nga Chelsea tek Burnley për shifrën e 23 milionë eurove. Ai ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku përshëndet Chelsean.
“Faleminderit për 15 vite të paharrueshme Chelsea”, shkruan sulmuesi i Kombëtares shqiptare.
Armando Broja u bë pjesë e Akademisë së Chelsea në vitin 2009, aty ku qëndroi për 15 vite. Me ekipin e parë të londinezëve, sulmuesi shqiptar regjistroi 38 paraqitje, 3 gola dhe dy asistime.









