Pas një nate me ndërhyrje intensive në Navaricë dhe Livinë, ku u shmang rreziku për banesat, zjarri është zhvendosur me shpejtësi drejt fshatrave Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan.
Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun për zonat e banuara.
Autoritetet kanë dërguar forca shtesë në terren, ndërsa disa banorë kanë nisur evakuimin vullnetarisht.
Ndërhyrja ajrore me helikopterë ka vijuar deri në mbrëmje, por situata mbetet kritike nëse kushtet meteorologjike nuk përmirësohen.