-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret/ Vengu: Pritet ardhja e helikopterëve nga Emiratet Arabe, Greqia dhe dy vende të BE

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se në vend, janë regjsitruar 21 vatra zjarri, ku 14 janë ende aktive.

Vengu thotë se avioni Canadair kroat ka operuar aty ku nevoja ka qenë më e madhe, në Krane të Finiqit dhe Lukovë të Himarës, ndërsa ekuipazhet e Bazës Ajrore Farkë kanë ndërhyrë në Ballaj dhe Zhabjak të Rrogozhinës dhe aktualisht në Poliçan, ku flakët nuk rrezikojnë perimetrin e ish-Kombinatit Mekanik.

“Gjatë orëve të ardhshme, flotës në veprim do t’u bashkohen edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 Canadair nga Greqia dhe dy helikopterë të mekanizmit evropian nga Çekia dhe Sllovakia të cilët do dislokohen që sonte në Rinas dhe Bazën Ajrore të Kuçovës.

Sakaq, Komiteti Shtetëror i Emergjencave Civile ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë së Bashkive në nivelin maksimal në mbarë vendin teksa forcat operacionale janë të angazhuara në çdo vatër që konsiderohet kritike në territor.”, shprehet Vengu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit