Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë F. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, pas një aksioni të shpejtë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar lidhje të mundshme me rrjete shpërndarjeje.









