Policia Rrugore e Dibrës gjatë javës së parë të gushtit ka proceduar penalisht 1 drejtues automjet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe ka vendosur gjithsej 469 gjoba.
Gjobat janë: 119 masa për parakalime të gabuara, 37 masa për mosvënien e rripit të sigurimit, 16 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse, 2 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 5 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 2 masa për xhama të errësuar, 138 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar, 8 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 142 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Gjithashtu policia rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.









