Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e kapura me dron, ku duket një zjarrvënie e qëllimshme.
“Të ndezësh zjarr me qëllim nuk është vetëm krim, por tradhti ndaj tokës dhe të ardhmes së fëmijëve tanë,” shkruan Rama.
Pamjet janë regjistruar nga dronët e Forcës Ajrore, ndërsa Policia është në terren për të ndëshkuar autorët.
Në kushtet e ngrohjes globale dhe valës së flakëve që godet Mesdheun, Rama paralajmëron se zjarrvënia duhet të trajtohet si vrasje në Kodin Penal.