Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për efektivin e policisë E.P., i cili akuzohet se ka tentuar të fshehë prova për të ndihmuar vëllain e tij, Edison Pemaj gjithashtu punonjës policie i arrestuar më herët për fajde dhe kanosje.
Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, E.P. në bashkëpunim me E.D. kanë ndërhyrë për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të lehtësuar pozitën e të arrestuarit.
Ata po hetohen për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ngjarja është zbardhur gjatë hetimeve për operacionin “Last Rent”, ndërsa AMP thekson se mbetet e angazhuar për të luftuar çdo shkelje të ligjit nga radhët e uniformave blu.