Katër anëtarë të një grupi kriminal u arrestuan në Los Angeles, të dyshuar për vjedhje, përfshirë edhe plaçkitjen e shtëpisë së aktorit Brad Pitt në zonën Los Feliz në qershor.
Sipas policisë, grupi synonte zona të pasura në qytet, por nuk kishte synuar specifikisht shtëpinë e Pitt.
Në kohën e vjedhjes, Pitt nuk ishte në shtëpi për shkak të angazhimeve profesionale.
Çështja do t’i paraqitet prokurorit për vendim mbi akuzat.