Cristiano Ronaldo i ka thënë “po” dashurisë së tij, Georgina Rodriguez, duke i dhuruar një unazë fejese që ka mahnitur të gjithë.
Georgina publikoi në Instagram foton e unazës, ku dallohet një gur i madh me prerje ovale, i shoqëruar nga dy diamante të mëdha anësore.
Sipas ekspertëve të bizhuterive, vlera e kësaj unaze mund të shkojë deri në 5 milionë dollarë, duke u bërë një nga unazat më të shtrenjta dhe më të bukura në botë.
Ajay Anand, CEO i Rare Carat, tha se guri kryesor ka një qartësi perfekte dhe pesha mund të jetë mbi 30 karat.
Ky moment i veçantë ka emocionuar fansat e çiftit, që prej kohësh ndjekin historinë e tyre dashurore.
Me këtë fejesë, Ronaldo dhe Georgina bëhen një nga çiftet më të përfolura dhe më të dashura të showbiz-it ndërkombëtar.