-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpëtoi të plagosurit në Fier, Proda i jep Certifikatë për Shërbime të Dalluara, efektivit Klajdi Mustaj

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka dorëzuar çertifikatë për shërbime të dallueshme efektivit Klajdi Mustaj, i cili shpëtoi katër të aksidentuar në Fier. Proda ka vlerësuar aktin e guximshëm të punonjësit të Policisë, Klajdi Mustaj.

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj, i cili ndërhyri me profesionalizëm dhe vendosmëri për të shpëtuar tre bashkëqytetarë të përfshirë në një aksident rrugor, është një shembull frymëzues për çdo efektiv policie. Guximi, reagimi i shpejtë dhe zemra e madhe që tregoi, janë vlerat që ne duam të shohim te çdo punonjës i Policisë së Shtetit. Në emrin tim dhe të gjithë trupës sonë policore, i shpreh mirënjohjen më të thellë dhe e përgëzoj për këtë akt të lartë human, për t’u dhënë ndihmën e parë, në kushte të vështira, tre shtetasve që u përfshinë në një aksident rrugor. 15-vjeçari që Klajdi mori në duar mes tymit dhe flakëve, për ta shpëtuar, fatkeqësisht humbi jetën në spital, kështu që gjej rastin t’i shpreh familjes, ngushëllimet e mia të sinqerta.”, tha Proda.

Ndërsa efektivi falenderoi Prodën për vlerësimin dhe mbështetjen, si dhe ka theksuar se ka bërë detyrën dhe do vijojë ta bëjë sa herë t’i jepet rasti.

“Ky vlerësim nuk është vetëm një motivim personal, por edhe një mesazh inkurajues që tregon se puna, përkushtimi dhe ndershmëria vlerësohen, dhe do të mbetet për mua një nxitje për të vazhduar të jap më të mirën në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Mbështetja juaj ndaj çdo punonjësi policie që përmbush me ndershmëri, përkushtim, sakrificë dhe humanizëm detyrën në shërbim të qytetarëve dhe atdheut, është më shumë se një certifikatë apo vlerë monetare, është një tregues i qartë që puna e sakrifica vlerësohen.

Ndjej shumë keqardhje që 15-vjeçari, të cilin u përpoqa me gjithë zemër ta shpëtoja, humbi jetën në spital. Shpirti i tij u prehtë në paqe! Sot, kam një mesazh për të gjithë përdoruesit e rrugës, jeta është thesari ynë, mbrojeni atë duke zbatuar ligjshmërinë”, tha Inspektor Klajdi Mustaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit