-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqetësuese, numri i nxënësve në arsim bie me 10 për qind pas pandemisë

Kryesoret

Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë fenomeni po përkeqësohet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020-2025 totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%.

Në nivelet më të ulëta të arsimit, përkatësisht në kopshte, numri i fëmijëve të regjistruar është ulur me 8%, duke kaluar nga 71,332 në 2020 në 65,914 fëmijë në vitin e fundit. Ky fenomen, është një tregues i tranzicionit të fortë demografik me uljen e lindjeve poshtë nivelit 1.5 fëmijë për grua dekadën e fundit, në krahasim me vitet 1990, ku ky tregues ishte mbi tre fëmijë për grua.

Arsimi fillor dhe cikli i lartë i arsimit bazë (klasat 5-9) kanë pësuar tkurrje më të theksuar. Në shkollat fillore, numri i nxënësve ka rënë me 14% ndërmjet 2020 -2025, ndërsa në ciklin e lartë të arsimit bazë, tkurrja është 11%. Kjo tregon një trend vazhdueshëm demografik të zbehjes së popullsisë shkollore në moshat 6-14 vjeç.

Situata bëhet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve ka rënë me 17% përgjatë periudhës në fjalë. Gjatë këtyre viteve, regjistrimet në gjimnaze dhe shkolla profesionale kanë pësuar një rënie prej 19%, duke reflektuar një largim e të rinjve ose nga kjo fazë e arsimit apo një orientim drejt tregut të punës. Arsimi profesional ka shënuar gjithashtu një ulje prej 11%, por kjo është më pak në krahasim me gjimnazet.(lexo KËTU për më shumë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit