Situata në fshatrat e Gramshit mbetet kritike. Ministria e Mbrojtjes ka lëshuiar urdhër për evakuim për banorët e tre fshtatrave në Gramsh.
Për shkak të përhapjes me shpejtësi të flakëve në fshatin Bulcar ka mbetur e izoluar në një fermë, një prind me dy fëmijë.
Ndërkohë në ndihmë janë nisur katër helikopterë për të shuar flakët.
Ndërsa eipet e Emergjencave Civile dhe Zjarrfikëses që shkuan drejt fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë për të evakuuar banorët dhe mbetën të bllokuar nga zjarri po përpiqen të dalin nga krahu i fshatrave të Skraparit.
Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të fshatrave të Gramshit: Evakuohuni