Zjarret masive kanë shkaktuar një situatë emergjente në Gramsh, ku autoritetet kanë shpallur evakuim urgjent për banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas.
Banorët janë urdhëruar të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencës për evakuimin e sigurt.
Fshati Skënderbegas është evakuuar plotësisht më parë.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim maksimal nga qytetarët për të shmangur çdo rrezik.