Situata e zjarrit në Gramsh është problematike. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë urdhër evakuimi për banorët e tre fshatrave në Gramsh.
Gjithashtu në terren janë angazhaur 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore. Ndërkohë pritet edhe mbështetja nga ajri për të izoluar përhapjen e flakëve.
“Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit. Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.”, njofton ministria.
Vatër zjarri në Gramsh, situata kritike në fshatrat Sojnik, Mukaj dhe Kukur