Te Paris Saint-Germain sezoni i ri nis mes kaosit.
Atmosfera në dhomat e zhveshjes është përshkruar si e tensionuar, me përçarje të brendshme që po ndikojnë edhe në përgatitjet për finalen e Superkupës së Europës kundër Tottenham.
Çështja “Donnarumma” është kthyer në problem serioz.
Portieri italian është lënë jashtë ekipit për shkak se nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, dhe klubi nuk do të përsërisë gabimin me Mbappé, që u largua si lojtar i lirë.
Ndërkohë, edhe gara për “Topin e Artë” ka sjellë tensione.
PSG duket se mbështet Dembélé si kandidat kryesor, gjë që nuk është pritur mirë nga lojtarë të tjerë si Hakimi, të cilët nuk i kanë fshehur ambiciet e tyre personale.
Në prag të një ndeshjeje të madhe, PSG përballet me sfida të mëdha jo vetëm në fushë, por edhe brenda grupit.