Policia e Kosovë ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit nga Lipjani. T.K., ka pranuar vrasjen dhe është arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit.
Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme dhe veprimeve të pandërprera që nga momenti i raportimit të rastit, është realizuar një urdhër kontroll në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit. Si rezultat i këtij kontrolli është arrestuar një person i dyshuar, mashkull me inicialet T.K.
“I dyshuari, pas ndalimit dhe dhënies së deklaratës në polici, ka pranuar kryerjen e veprës penale. Ai është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij po vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e përbashkët nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës.