Një tjetër fshat në Gramsh është kapluar nga zjarri që po përhapet me shpejtësi. Fshati Harunas është bërë tashmë i paarritshëm për ekipet e emergjencave, pasi rruga është përfshirë nga flakët dhe ndërhyrja nga toka rrezikohet.
Deri tani janë raportuar 6 persona të plagosur si pasojë e zjarreve në këtë zonë.
Më parë, banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie janë evakuuar për shkak të rrezikut.
Fatkeqësisht, në Kullollas ka humbur jetën një i moshuar rreth 80 vjeç, i cili kishte ndezur zjarr në oborrin e shtëpisë së tij, por flakët iu dolën jashtë kontrollit dhe ai vdiq nga asfiksia.
Zjarri përhapet dhe situata mbetet shumë serioze.